Fjalë Kyçe

Kosova barazon me Greqinë në Athinë

Kosova barazon me Greqinë në Athinë

Kosova ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Greqisë, ndeshje e cila u luajtë në Athinë.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligen e Kombeve.Grekët kishin rast që të kalonin në epërsi në minutën e 19’, por portieri Aro Muric e priti penalltinë e Bakasetasit.

Pjesën e dytë të zgjedhurit e Challandesit luajtën më mirë.Lirim Kastrati ishte në elementë në pjesën e dytë duke e rrezikuar portën e grekëve disa herë.

Rastin më të mirë e kishte Leart Paqarada në minutën e 53’.Pas këtij barazimi Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë.