Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-21 ka debutuar në Kampionatin Botëror U-21, që sot ka filluar në Spanjë.
Djelmoshat tanë u përballën me fuqinë botërore, Kroacinë, ndaj të cilës pësuan humbje 23:17.
Pavarësisht humbjes, hendbollistët tanë dhanë maksimumin dhe deri diku ishin rival i përafërt me kroatët, të cilët synojnë të fitojnë medalje. Pjesë e parë u mbyll 14:11.
Kosova u paraqit me simbole shtetërore, njësoj si shtetet tjera. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese hendbollistëve tanë në ndeshjet e radhës.