Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kulturë dhe sport mes Kosovës dhe Hungarisë.
Në kuadër të fushës së kulturës parashihet thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave kulturës. Konkretisht mes muzeve, arkivave dhe bibliotekave. Gjithashtu në fushën e artit letrar dhe botimeve, teatrove, artit muzikor, edukimit joformal kulturor dhe trashëgimisë.
Ndërsa në sport ndër të tjera do të bashkëpunohet në aktivitete sportive, si në promovimin e shkëmbimit të delegacioneve sportive, ekipeve, trajnerëve, ekspertëve e specialistëve të edukimit fizik. Po ashtu në nxitjen e pjesëmarrjes së atletëve e sportistëve dhe studiuesve në aktivitetet e organizuara që kanë të bëjnë me sportin prej të dyja palëve.
Memorandumet i nënshkruan Ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
Të dy e vlerësuan formalizimin e bashkëpunimit dhe në këto dy fusha.