Fjalë Kyçe

Kosova dhe Kroacia pajtohen për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake

Kosova dhe Kroacia pajtohen për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Kroaci u takua me ministrin Kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se së shpejti këto dy vende do të mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse.

“U pajtuam për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet” , për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që do të nënshkruhet së shpejti mes nesh, në Prishtinë.”

Tutje, Sveçla thotë se e ka njoftuar ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politke dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë pa ndrëhyrje:

Sot takova, homologun tim, Ministrin Kroat të Mbrojtjes, z. Mario Banozic, i cili shprehu falënderimin e tij për pranimin e ftesës për të ardhur në Split, në panairin e njohur, ASDA 2021.

Në takim, isha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla. Në takim diskutuam për potencialin tonë të madh të bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak.

Takimi konfirmoi lidhjet e forta dypalëshe midis Kroacisë dhe Kosovës, të cilat i kemi ngritur në nivel edhe më të lartë pas takimit të mëhershëm, në prill të këtij viti, në Zagreb.

Në këtë takim ripërsëritëm rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore.

Në mes tjerash , u pajtuam për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet” , për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që do të nënshkruhet së shpejti mes nesh, në Prishtinë.

Me këtë rast vlerësova lart, edhe njëherë, rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it.

Me ministrin Sveçla e njoftuam ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politke dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale,  SHBA-Karta e Adriatikut (A5)  si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, mora ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të dy nismave.

Republika e Kroacisë është partneri ynë i fuqishëm rajonal me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurtë zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.