Fjalë Kyçe

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë 

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë 

Ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë, shkruan GazetaAlo.

Këto marrëveshje janë bërë të ditur gjatë një takimi të mbajtur nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me Komisionerin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar Andrew Mitchell.

Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.

Po ashtu ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për

mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Komisioneri Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rrit shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rrit prezencën me

investitor.

Bashkë me komisionerin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’connell. /GazetaAlo/