Fjalë Kyçe

Kosova e fiton miqësoren ndaj San Marinos

Kosova e fiton miqësoren ndaj San Marinos

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar me rezultat të thellë ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.

“Dardanët” të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mposhtën San Marinon me rezultatin, 4:1.

Ishte kjo ndeshja e parë për Kosovën këtë muaj, ndërsa do t’i luajë edhe tri të tjera në ditët në vijim. Katër golat për Kosovën i shënoi sulmuesi Vedat Muriqi, duke u bërë edhe lojtari i parë i Kosovës që për një ndeshje shënon katër gola. Ndërkohë golin e vetëm për San Marinon e shënoi David Tomassini në minutë ne 85-të.