Fjalë Kyçe

Kosova e mposht me përmbysje Estoninë

Kosova e mposht me përmbysje Estoninë

Kombëtarja e vashave të Kosovës ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Estonia me rezultat 1:2.

‘Dardanet’ në ndeshjen kualifikuese të grupit A për Kampionatin Evropian, kanë arritur të mposhtin me përmbysje Estoninë.

Loo Katrin në minutën e 22’ shënoi nga penalltia për epërsinë 1:0 të vendasve.

Kosova arriti përmbysjen falë paraqitjes fantastike të Modesta Ukas.

Ajo ia doli të shënoi dy herë. Fillimisht në pjesën e parë për 1:1, dhe në fillim të pjesës së dytë, për 1:2.

Me këtë fitore, Kosova numëron 6 pikë në grupin A, dhe ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Sllovenisë.