Fjalë Kyçe

Kosova e mund Greqinë

Kosova e mund Greqinë

Ekipi kombëtar U19 i Kosovës e ka mposhtur 1:0 Greqinë U19, në një ndeshje të turneut “Roma Caput mundi” të martën.

Venhar Hyseni e realizoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit për ekipin kombëtar verdhekaltër kundër grekëve në ndeshjen e dytë në këtë turne, raporton Gazeta Express.

Hyseni shënoi golin e fitores në minutën e 20-të në një duel të dominuar nga kosovarët për pjesën më të madhe lojës.

Kosova do të pushojë nesër, para se të ballafaqohet me Lazion U19 në takimin e saj të tretë të enjten.