Fjalë Kyçe

Kosova e pret në Prishtinë Kombëtaren e madhe evropiane

Kosova e pret në Prishtinë Kombëtaren e madhe evropiane

Më 20 eventualisht 21 mars Kosova do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme miqësore në Prishtinë. Danimarka pritet të jetë kundërshtare dhe mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj miqësoreje.

Më 20 eventualisht 21 mars Kosova do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme miqësore. Këtë pritet ta bëjë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për kundërshtare “Dardanët” do ta kenë Kombëtaren e Danimarkës.

Bisedimet në mes dy federatave kanë filluar më moti për organizimin e kësaj miqësoreje, e cila tani duket të jetë punë e kryer, raporton Gazeta Express.

“Nuk mund të themi se është zyrtare, por jemi në fund të bisedimeve për organizimin e kësaj miqësoreje. Ajo planifikohet të zhvillohet më 20 apo 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, tha për Gazetën Express kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Me këtë ndeshje planifikojmë t’i paraprijmë fillimit të kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”, pra do të jetë provë gjeneralë për Kosovën, për ta parë gjendjen e skuadrës, të lojtarëve”, theksoi ai.

Të kujtojmë se Kosova në kualifikimet e “Euro 2020” do të luajë në grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.