Fjalë Kyçe

Kosova emëron përfaqësuesen e parë në Izrael

Kosova emëron përfaqësuesen e parë në Izrael

Kosova ka emëruar sot Ines Demirin, si e ngarkuar me punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

Ky hap vjen pas konfirmimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Njoftimin për emërimin e ka bërë vet Ines Demiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë̈ sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit”, shkruan Demiri në Facebook.

Ndryshe, Demiri është diplomate e Kosovës. Momentalisht, shërben si sekretare e parë në Konsullatën e Kosovës në New York.