Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore të merituar ndaj Kombëtares së Turqisë, shkruan Gazeta Alo.
Dardanët kanë shënuar fitore me rezultatin 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Golat në këtë super paraqitje për Kombëtaren tonë i shënuan Xhemaili, Daku dhe Kastrati, ndërsa për Turqinë ka shënuar Dervisoglu.
Ishte kjo fitorja e dytë e djelmoshave të Rafet Prekazit në kualifikimet për EURO 2021. /Gazeta Alo