Fjalë Kyçe

Kosova fiton tri medalje në evropianin e bodybuildingut

Kosova  fiton tri medalje në evropianin e bodybuildingut

Një e argjendtë dhe dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga garuesit tanë në kampionatin evropian të bodybuildingut dhe fitnessit, që po mbahet në Santa Susanna të Spanjës, shkruan Gazeta Alo.

Kushtrim Bajraktaraj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Medaljen e bronztë e fituan, Besard Maxharraj, në kategorinë mbi 100 kilogramë, mosha 40-44 vjeçare dhe Granit Kuleta, në kategorinë \”Man’s Classic Bodybuilding -180 cm\”. Maxharraj garoi edhe në kategorinë mbi 100 kilogramë, ku doli i pesti.
Paraqitje të mirë pati edhe Egzon Hyseni, që doli i katërti në kategorinë deri në 100 kilogramë. Xhevat Asllani zuri vendin e gjashtë në kategorinë -95 kilogramë, ndërsa Leon Berisha dhe Alban Gojani nuk u përfshinë në top 6-she.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragusha, deklaroi për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, noc-kosova.org\” se Kosova pati respekt të madh, duke u përfaqësuar me simbole shtetërore, njësoj si vendet tjera, pavarësisht se Spanja nuk e njeh vendin tonë./Gazeta Alo