Qeveria në detyrë ka marrë vendim për heqjen e tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Deri tash, tarifa për produktete amerikane ka qenë 10 përqind, e prej sot Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo tarifë do të jetë zero.
Kurti tha se shpreson që ky vendim të ketë ndikim në rritje të këmbimit tregtar dhe investimeve.
“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me ShBA. Nga tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga ShBA’të do të kenë tarifë zero përqind kur hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë shumë që kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, deklaroi Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
Ai tha se ky hap dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe përkushtimin për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.