Me paraqitje të denjë ndaj Gjermanisë mbyllim kualifikimet.
Me rezultat 28:17 e kemi humbur ndeshjen ndaj Gjermanisë, me të cilën kemi përfunduar kualifikimet për “Euro 2020”.
Në pjesën e dytë ishim të barabartë me Gjermaninë (12:12), por dallimi u bë në pjesën e parë. Deniz Terziqi ishte shumë efikas në sulm e Haris Berisha ndali shumë gjuajtje.
Një paraqitje e denjë në fund të një cikli kualifikues historik. Kemi shënuar fitoren e parë, kemi barazuar pa fat me Poloninë.
Kosova po rritet në hendboll.
Këtë e dëshmuam edhe në Nyrnberg të Gjermanisë para 7000 shikuesve.
Falenderojmë bashkëatdhetarët tanë që në numër të madh ofruan përkrahje të jashtëzakonshme për Kombëtaren tonë dhe të tyren, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit../Gazeta Alo