Fjalë Kyçe

Kosova, më 28 Nëntor përballë Danimarkës

Kosova, më 28 Nëntor përballë Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës do të mundohet ta harrojë sa më shpejt humbjen turpëruese nga Norvegjia e pafuqishme.

“Dardanët” do të rikthehen në parket më 28 nëntor për t’u prëballë me Danimarkën në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Verdhekaltrit do të mundohen t’i mposhtin danezët në ndeshjen e dytë të fazës parakualifikuese të FIBA Eurobasket 2025.

Siç dihet, vendi i parë i grupit kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër 2 vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10% e tifozëve, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që ju kanë munguar shumë për shkak të pandemisë, shkruan .

Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv.