Fjalë Kyçe

Kosova mposhtet sërish nga Rumania në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’

Kosova mposhtet sërish nga Rumania në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’

Kosova është mposhtur përsëri nga Rumania në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021.

Kosova e ka humbur edhe përballjen e dytë ndaj Rumanisë në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’ në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë ishte duke e fituar çerekun e parë, mirëpo në çerekun e dytë ndryshuan gjersa, pasi rumunët e mbyllën me fitore, 38:39.

Kosova u rikthye në çerekun e tretë ndaj Rumanisë, duke fituar 61:56, por që kjo gjë nuk mjaftoi.

Përfaqësuesja jonë ishte e pafat, pasi në çerekun e katërt ishte një përballje dramatike, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat, 75:79.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në katër duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe dy herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për ‘Eurobasket 2021’.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në këtë muaj.