Fjalë Kyçe

Kosova mundet nga Shqipëria në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit për vitin 2021

Kosova mundet nga Shqipëria në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit për vitin 2021

Në stadiumin “Fadil Vokrri” Dardanet e kanë zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë vit në kuadër të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.

Kosova u përball me Shqipërinë, nga e cila pësoi humbje, me rezultat 3:1. Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti.

Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të.

E në minutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim. Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.

Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca.

Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me 4 pikë në kuadër të Grupit F. Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm.