Fjalë Kyçe

Kosova në Euro 2020, ja si përgjigjet Lothar Mattaus

Kosova në Euro 2020, ja si përgjigjet Lothar Mattaus

Lothar Mattaus, legjenda gjermane dhe evropiane, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutchland”, me seli në Prishtinë.

Ish-reprezentuesi gjerman ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave teksa u befasua me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.

I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.

“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu me vlerësua historinë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai.

Ai ndër të tjerash y pyet edhe përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën pohoi se ka mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Kosova ka pas disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova është një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia del të kualifikohet”, pohoi ai.

Kampioni i Evropës dhe Botës ka vizituar edhe stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, teksa është takuar me disa të rinj.