Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Në shortin e hedhur sot, “Dardanët” përfunduan në Grupin H së bashku me Zvicrën dhe me Danimarkën, shkruan “Gazeta Express”.
Duke i pasur parasysh emrat e kundërshtarëve, mund të thuhet se Verdhekaltrit e patën një short të kënaqshëm, i cili mund t’ia mundësojë kalimin në fazën eliminatore të Evropianit të basketbollit, që do të mbahet pas dy vjetësh.