Fjalë Kyçe

Kosova në mars sfidon kombëtaren e madhe evropiane

Kosova në mars sfidon kombëtaren e madhe evropiane

Kosova do të përballet me Danimarkën e Christian Eriksenit të Tottenhamit në mars të vitit 2020, këtë e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Ai konfirmoi gjithçka në ceremoninë e FFK-së mbrëmë ku u shpërblyen më të mirët e vitit që po lëmë pas, raporton Insporti.

Challandes gjithashtu tregoi se Kosova do të luajë miqësore ndoshta dhe me Gjibraltarin.

“Kemi gjithashtu dy miqësore, një kundër Danimarkës në Kosovë dhe më pas do të shohim, nuk e di. Do të luajmë gjithashtu me Gjibraltarin, në tetor ndoshta, kaq shumë ndeshje janë të mira për ekipin”, tha ai.