Fjalë Kyçe

Kosova pëson humbje nga Armenia, por kalon në “Main Round” pas dy fitoreve të mëhershme

Kosova pëson humbje nga Armenia, por kalon në “Main Round” pas dy fitoreve të mëhershme

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në rrethin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2024.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut pësuan humbje nga Armenia me rezultatin 1:2. Ndeshja u zhvillua në Varna të Bullgarisë.

Melos Kelmendi (autogol) dhe Vitinho shënuan në fitoren e armenëve, kurse për “Dardanët” shënoi gjithashtu Kelmendi, përcjell express.

Pavarësisht humbjes, Kosova e ka siguruar kalimin për në “Main Round” apo fazën kryesore kualifikuese.

Kosova tutje kalon si e dyta në Grupin C me 6 pikë, tri më pak se Armenia.

Para humbjes së sotme, Kosova kishte shënuar fitore ndaj Bullgarisë (2:0) dhe ndaj Skocisë (4:1).