Fjalë Kyçe

Kosova pëson humbje të rëndë nga Holanda

Kosova pëson humbje të rëndë nga Holanda

Kombëtarja e Kosovës U20 ka pësuar një humbje të thellë nga Holanda në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Holandezët ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe në fund shënuan fitore me 44 pikë diferencën 88:40.

Dardan Kapiti me 10 pikë të shënuar ishte basketbollisti më efikasi tek kosovarët, ndërsa pas tij u radhit Meriton Islami me shtatë të tjera.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës U20, pasi dje kishin pësuar nga Estonia.