Fjalë Kyçe

Kosova po bëhet me dy stadiume të nivelit ndërkombëtar

Kosova po bëhet me dy stadiume të nivelit ndërkombëtar

Federata e Futbollit të Kosovës do të ketë shumë punë për të bërë në fillim të vitit 2019.

FFK duket se ka marr një lajm tejet të mirë nga UEFA sa i përket infrastrukturës së stadiumeve.

Përfaqësuesja e Kosovës filloi ta shkruante historinë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, por që tani ndeshjet po zhvillohen në “Fadil Vokrri”, shkruan “lajmi.net”.

UEFA e ka njoftuar FFK-në se do ta inspektojnë stadiumin në Mitrovicë, për ta parë gjendjen nëse i plotëson kushtet për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Në rast se shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë vendosë që ndeshjet ndërkombëtare të zhvillohen aty, atëherë Kosova do t’i ketë në dispozicion dy stadiume.