Fjalë Kyçe

Kosova po merr pjesë në seminarin e UEFA-s në Beograd

Kosova po merr pjesë në seminarin e UEFA-s në Beograd

Në Beograd është duke u mbajtur Seminari i Ekselencës së UEFA-së për zhvillimin e Instruktorëve të Gjyqtarëve dhe atyre të Fitnesit në Evropë.

Në mesin e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të UEFA-së është duke marrë pjesë edhe Kosova, e cila po prezantohet nga Enver Tahiraj – Instruktor Nacional i Fitnesit dhe Visar Kastrati – Menaxher i Gjyqtarëve.

Ky seminar ka filluar më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri nesër.

Kosova po merr pjesë në seminarin e UEFA-s në Beograd
February 27, 2019

Në Beograd është duke u mbajtur Seminari i Ekselencës së UEFA-së për zhvillimin e Instruktorëve të Gjyqtarëve dhe atyre të Fitnesit në Evropë. Në mesin e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të UEFA-së është duke marrë pjesë edhe Kosova, e cila po prezantohet nga Enver Tahiraj – Instruktor Nacional i Fitnesit dhe Visar Kastrati – Menaxher i Gjyqtarëve. Ky seminar ka filluar më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri nesër.

Objektivat kryesore të këtij seminari janë:

Që të arrihet uniformitet dhe konsistencë në interpretimin dhe aplikimin e Rregullave të Lojës së Futbollit
Njoftimi me materialet e reja të UEFA-së që shërbejnë për edukimin e gjyqtarëve
Thellimi i njohurive me trendët e reja lidhur me hulumtimet për gjyqtarë, trajnimin dhe testimin
Adresimi i zhvillimit afatgjatë të gjyqtarëve dhe
Vazhdimi i forcimit rrjeti të Instruktorëve të gjyqtarëve dhe atyre të Fitnesit që janë nën ombrellën e UEFA-së.
Ky seminar është i përvitshëm dhe është hera e tretë që zyrtarët e FFK-së suksesshëm e përfundojnë këtë seminar.