Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë (World Confederation for Physical Therapy – WCPT).
Ajo që ishte më e rëndësishme, është fakti që Serbia u përjashtua për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bekim Haxhiu.
Postimi i potë i Haxhiut në Facebook:
Kosova pranohet në WCPT. Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë – World Confederation for Physical Therapy (WCPT) .
Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovēs dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur antarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë. Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqesoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë. Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizaten Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë.