Dyshja Valmira Ramadani/Dhurata Sylejmani, kanë regjistruar fitore në ndeshjen e fundit të Grupit C, në CEV Kampionatin Evropian në Beach Volley U22, shkruan Gazeta Alo.
Dyshja ferizajase mposhti në ndeshjen e tretë çiftin norvegjez Steinsvâg/Gardner, me rezultat 2:1 (15:21; 21:17; 20:18).
Federata e Volejbollit e Kosovës e përgëzon dyshen Ramadani/Sylejmani për fitoren e parë të arritur në këtë garë elite.
Pas tri ndeshjeve të grupit, çifti nga Kosova i ka 4 pikë, 2 më pak sesa lideri çifti nga Lituania.