Fjalë Kyçe

Kosova-Sllovenia, ja kur luhet kjo përballje

Kosova-Sllovenia, ja kur luhet kjo përballje

Kosova U-18 në konkurrencën e femrave pas përgatitjeve në Prishtinë, nga dita e premte do të garojë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, shkruan Gazeta Alo.

Takimi i parë është ndaj Sllovenisë (e premte), nga ora 14:15.

Ky Evropian do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore (5-14 korrik).

Vashat e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë, duke marrë parasysh se janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre, megjithatë, shpresojnë në paraqitje të mira. Synimi është një fitore në grup.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Slloveninë, Estoninë, Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.

Në këtë Evropian marrin pjesë 23 kombëtare, që janë të ndara në katër grupe me gjashtë shtete (Grupi B me 5). Tri Kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A.

Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Orari

Grupi A

E premte (5 korrik)

14:15 Kosova-Sllovenia

E shtunë (6 korrik)

21:00 Estonia-Kosova

E diel (7 korrik)

16:30 Kosova-Danimarka

E martë (9 korrik)

18:45 Norvegjia-Kosova

E mërkurë (10 korrik)

14:15 Kosova-Finlanda