Fjalë Kyçe

Kosova sonte zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Bullgarisë

Kosova sonte zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Bullgarisë

Sonte në stadiumin kombëtar “Vasil Levski” në Sofje, Kombëtarja e Kosovës takohet me Bullgarinë, shkruan Gazeta Alo.

Në këtë arenë në orën 20:45 do të zhvillohet edhe ndeshja e radhës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin kundër bullgarëve, me besim dhe shpresë se kësaj radhe edhe fati do të jetë në anën e Dardanëve për t’i arkëtuar pikët e plota.

Bullgar- Kosovë luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Alo