Fjalë Kyçe

Kosova synon të arrijë një tjetër sukses në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Kosova synon të arrijë një tjetër sukses në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Sot gjatë ditës është mbajtur ceremonia hapëse e Olimpiadës Verore.

Garuesit e Kosovës kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Shteti ynë tashmë e ka një medalje olimpike, atë që e fitoi Majlinda Kelmendi në “Rio de Janeiro” të vitit 2016 duke shkruar historinë.

Tashmë ‘apetitet’ janë shtuar për Kosovën dhe me 11 garues në “Tokyo 2020” synohen të arrihen medalje të tjera që do të ishin sukses i madh për Kosovën

Në ndërkohe tetë garues dhe gjashtë anëtarë të trajnerëve dhe ekipit teknik ishin pjesë e stafit të ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë hapëse.

Flamuri kosovar u mbajtë nga dy xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.