Fjalë Kyçe

Kosova U-18 mposhtet nga Suedia

Kosova U-18 mposhtet nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll (U-18), ka pësuar humbje në përballjen me kombëtaren e Suedisë.

Dardanët e rinj luajtën një ndeshje fantastike kundër Suedisë, por rezultati përfundimtar doli të ishte negativ ( 76:60), shkruan lajmi.net.

Basketbollistët tanë arritën që në një moment të ngushtojnë epërsinë në 50:48, por situata u iki nga kontrolli.

Në radhët e Kosovës, më të dalluarit në këtë ndeshje ishin Erhan Sholla dhe Albin Berisha, me nga 10 pikë të shënuara, shkruan lajmi.net.

Kosova përballjen e radhës e luan me kombëtaren austriake, ditën e diel, me fillim nga ora 13:00.