Fjalë Kyçe

Kosova U-21 në hendboll mësoi kundërshtarët për botërorin Spanja 2019

Kosova U-21 në hendboll mësoi kundërshtarët për botërorin Spanja 2019

Kosova U-21 në hendboll mësoi shortin për botërorin Spanja 2019, shkruan Gazeta Alo.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, grupmosha U-21, ndodhet në grupin C për Kampionatin Botëror Spanja 2019.

Djelmoshat tanë ndodhen në një grup me Portugalinë, Hungarinë, Kroacinë, Brazilin dhe Bahrainin.

Kosova shkroi historinë, duke u bërë kombëtarja e parë që kualifikohet në një kampionat botëror.

Kampionati mbahet gjatë muajit korrik të këtij viti. /Gazeta Alo.