Fjalë Kyçe

Kosova U16 pëson humbje në penallti nga Maqedonia e Veriut

Kosova U16 pëson humbje në penallti nga Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U16 ka pësuar humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kosova U16 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut zhvillimor të UEFAS-s që po mbahet në Shkup.

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Hondurasit, djelmoshat e Arsim Abazit u mposhtën me penallti nga Maqedonia e Veriut me shifrat 5:4.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, shkruan lajmi.net.

Kosova ishin fillimisht në disavantazh, por më pas ata u treguan mjaft të rrezikshëm në portën e ekipit kundërshtar.

Ishte Elvir Gashnjani në minutën e 57` i cili shënoi golin e barazimit, ‘Dardanët’ kishin mundësi për të përmbysur rezultatin, por nuk u treguan të saktë.

Në serinë e penalltive lojtarët e Maqedonisë së Veriut ishin më me fat, kështu duke fituar me rezultat 5:4.

Ndeshjen e fundit në këtë turne të rinjtë e Kosovës do ta zhvillojnë ndaj Taxhikistanit.