Kosova U17 e ka kaluar me sukses pengesën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për grupmoshat deri në 17 vjeç.
Dardanët e mposhtën 1:0 Ishujt Faroe me golin e shënuar nga Bllaca në minutën e 59-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Kështu, Kosova U17 kalon në raundin e dytë dhe final të kualifikimeve që njihet si Elite Round, nga vendi dytë në grupin e 9 me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve. Humbja e vetme ishte ajo ndaj fitueses së grupit, Sllovenisë me rezultat minimal 1:0
Përveç Izraelit si ekipi nikoqir, 54 ekipet e tjera që hyjnë në kualifikimi, do t’u nënshtrohen dy raundeve.
I pari raund kualifikues mbyllet sot, teksa Kosova U17 u kualifikua për Elite Round, garat e të cilës do të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.