Nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll zhvilloi stërvitjen e fundit në Istog gjatë të premtës.
Vashat kosovare do të udhëtojnë drejt Shkupit ku nesër fillon Evropiani i Divizionit B, bën të ditur FHK, transmeton Klan Kosova.
“Kombëtarja ka disa mungesa, por vajzat janë të përkushtuara për ta dhënë më të mirën”, thuhet në njoftim.