Shpresat e Kosovës kanë pësuar humbje të thellë nga Republika e Çekisë në sfidën e luajtur sot në Ceske Budejovice në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj u mposhtën me rezultat 3:0, duke zhgënjyer kështu në këto kualifikime.
Kosova U21, pas katër ndeshjeve në fazën e Grupeve, është e parafundit në tabelë me tri pikë ku fitoren e vetme e ka arritur ndaj Andorrës në Prishtinë.