Fjalë Kyçe

Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21

Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kundër Andorrës, me të cilën do ta nisë fushatën kualifikuese për Evropianin 2021, shkruan Gazeta Alo.

Djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, pasi i kanë nisur stërvitjet qysh më 27 maj dhe kanë punuar me intensitet të plotë.

Ndërkohë, në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Prekazi ka dhënë këshillat e tij për skemën e lojës me të cilën synon që sot të marrë fitore në duel me Andorrën.

Entuziazmi për fitore tek Dardanët e rinj është i madh, por sigurisht se suksesi synohet duke e respektuar kundërshtarin dhe duke e dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Ndeshja Andorra U21 – Kosova U21 zhvillohet sot në orën 18:30./Gazeta Alo