Kosova U21 nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Arbenit Xhemajli për sfidën kundër Austrisë.
‘Dardanët’ e rinj, sot (e premte), zhvillojnë ndeshjen e radhës për kualifikimet për për Kampionatin Evropian.
Sipas FFK-së, Xhemajli, që tani është transferuar te Sunderland, ka pësuar një lëndim, dhe do të mungojë ndaj Austrisë.
Njoftimi i FFK-së:
Kombëtarja U21 sonte në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Austrisë. Në ndeshjen e muajit të kaluar Dardanët e rinj pësuan humbje nga Anglia, por në atë ndeshje përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve që luajnë në klubet evropiane, si pasojë pandemisë Covid-19.
Tani kontingjenti i futbollistëve është shumë më i pasur, por fatkeqësisht njëri nga futbollistët kryesor të ekipit, Arbenit Xhemajli nuk do të luajë në këtë duel, pasi në stërvitjen e fundit ka pësuar lëndim. Me këtë rast, krerët e FFK-së dhe stafi i Kombëtares U21 i dëshiron shërim të shpejtë Arbenitit, me shpresë dhe besim se do të kthehet edhe më i fortë.
Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar 4:0. Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.