Fjalë Kyçe

Kosova U21 zhvilloi stërvitjen e fundit para nisjes në Andorrë

Kosova U21 zhvilloi stërvitjen e fundit para nisjes në Andorrë

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para nisjes për në Andorrë, ku të enjten, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit kanë stërvitur me përkushtim të madh që nga 27 maji, derisa edhe në seancën e fundit stërvitore, e cila u mbajt në fushën ‘Top Football” në Mazgit, Dardanët e rinj kanë punuar maksimalisht, teksa janë optimistë se do ta nisin fushatën e re kualifikuese me këmbë të mbarë.

Ekspedita e Kombëtares U21 ka udhëtuar për në Andorrë në orët e hershme të mëngjesit të së martës.