Fjalë Kyçe

Kosova zhvillon paraqitje të mirë, por pëson disfatë nga Norvegjia

Kosova zhvillon paraqitje të mirë, por pëson disfatë nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka pësuar disfatë nga Kombëtarja e Norvegjisë, pavarësisht paraqitjes së mirë.

“Dardanet” u mposhten me rezultat 0 – 3 në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Avduli realizoi autogol duke i dhënë epërsinë Norvegjisë, që pastaj dyfishon epërsinë përmes Blastad (36′).

Kosova tutje u mundua të krijoi aksione, por u mungonte finalizimi.

Ishte Utland që vulosi fitoren e Norvegjisë (56′).

Me këtë humbje, Kosova renditët në pozitën e pestë me një pikë, derisa Norvegjia është lider me gjashtë pikë.