Fjalë Kyçe

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para testit deçiziv kundër Malit të Zi

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para testit deçiziv kundër Malit të Zi

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit përpara ndeshjes kundër Malit të Zi.

‘Dardanët’ përballen me malazezët nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Në stërvitjen e sontme nuk mungoi asnjë futbollistë i ftuar dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen deçizive, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Kosovës i duhen dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e mbetura kundër Malit të Zi të hënën, Çekisë dhe Anglisë në muajin e ardhshëm.

Besimi është i madh në kampin kosovar dhe me mbështetjen e madhe të tifozëve, asgjë nuk duket e pamundur, ashtu siç deklaroi edhe Milot Rashica dhe selektori Bernard Challandes në konferencën e mbajtur para pak minutave.