Fjalë Kyçe

Kosovare Asllani shënon dy gola në fitoren 15:0 të Suedisë

Kosovare Asllani shënon dy gola në fitoren 15:0 të Suedisë

Suedia në konkurrencën e vajzave ka shënuar një nga fitoret më të thella, duke e mposhtur 0:15 Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Protagoniste në këtë takim ishte edhe futbollistja Kosovare Asllani që realizoi dy gola.

Ajo u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e 13-të fillimisht në minutën e 76-të, kurse në të 81-tën ishte e saktë nga penalltia për 0:14, përcjell express.

Suedia i prin grupit A me 18 pikë, duke regjistruar të gjitha ndeshjet fitore, kurse në vendin e dytë gjendet Irlanda me shtatë.