Vite më parë, kur Kosova kishte dalë nga lufta, e ekonomia e saj venitej, çdo i dyti automjet i ishte nënshtruar një procesi të ndërrimit të bazës kryesore të funksionimit të tij, apo lëndës djegëse.
Pa asnjë lloj kontrolli, kosovarët për shkak të çmimit të lirë që gazi kishte atë kohë në treg, po e ndërronin bazën e derivatit të automjeteve të tyre.
Pandemia Covid 19 dhe lufta në Ukrainë ndikoi jo vetëm në rritjen rekorde të arit të zi, naftës, por edhe gazit dhe ky fakt bëri që shumë qytetarë të hiqnin dorë nga veturat e modifikuara.
Ky modifikim ka qenë i lejuar në Kosovë, pasi rregulloret e Ministrisë së Infrastrukturës kishin përcaktuar rregullat e ndërrimit të derivatit të makinave.
Mirëpo, vendosja e një sistemi të tillë të bombolave në veturë paraqet rrezik, ngase sistemi i ri i vendosur në të duhet t’u nënshtrohet testeve të shumta para përdorimit.
Një situatë e tillë tregon mosinspektim të duhur nga ana e shtetit, po ashtu edhe veturat janë nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë.
Kjo gjë duhej të alarmonte autoritetet shtetërore në mënyrë që veturat, të cilat nuk kanë sistem të duhur të stabilizimit të lirimit të dioksidit të karbonit, të largohen nga qarkullimi.
Tani është i njohur trendi edhe i modifikimeve të veturave, ndërrimi i fenerëve të automjetit sipas dëshirës, pa kontroll të duhur për nivelin e ndriçimit në rrugë.
Edhe vendosja e distancerëve pa kontroll të gomave të automjeteve, në mënyrë që të duken më sportive, e deri te vendosja e zhurmuesve në gypin e lirimit të gazrave.
Kthimi i kilometrave të automjeteve është një problematikë tjetër, me të cilën përballen blerësit, verifikimi i tyre nuk është i lehtë pasi që manipuluesit e tyre përdorin shpeshherë edhe metoda të sofistikuara.