Dhjetëra qytetarë dhe pëfaqësues të institucioneve kosovare janë nisur për në Bllacë, ku do të bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”.
Shkuarja për në fshatin Bllacë të komunës së Hanit të Elezit është organizuar me tren. Ky udhëtim po bëhet me qëllim të kujtimit të eksodit të kosovarëve të vitit 1999.
Udhëtimi me tren dhe ceremonia e vënies së gurthemelit të muzeut është organizuar nga Zyra e Kryeministrit.