Fjalë Kyçe

Kosovarët që kanë punuar në Zvicër, do t’i marrin pensionet nga ky muaj

Kosovarët që kanë punuar në Zvicër, do t’i marrin pensionet nga ky muaj

Kosovarët nga shtatori mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër

Në një komunikatë të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), thuhet se nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.

Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.

Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejtpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme ( [email protected]. Numri kontaktues: +41 58 462 85 00.