Fjalë Kyçe

Kosovari dhe serbi kultivojnë bashkë drogë në oborr, kapen nga policia

Kosovari dhe serbi kultivojnë bashkë drogë në oborr, kapen nga policia

Dje pas orës 15:00 janë arrestuar dy persona për kultivim të drogës, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbise.

Atyre u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës.

“Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë janë arrestuar në fshatin Gushtericë të Graqanicës, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.