Fjalë Kyçe

Kosovari i zhdukur qe dy muaj shihet në Shqipëri: Është në gjendje të mjerë

Kosovari i zhdukur qe dy muaj shihet në Shqipëri: Është në gjendje të mjerë

Faik Zeqiri nga Mitrovica ka disa muaj që është zhdukur pa gjurmë, ndërkohë që për gjetjen e tij u angazhuan edhe institucionet.

Por, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ai është parë në një fshat të Pogradecit në gjendje të mjerë. Gazeta mëson se ai u mashtrua nga një agjenci turistike.

Siç thuhet, ai ka mbetur i pastrehë për shkak se nuk ka as para e as vend ku të fle. Banorët e asaj zone i kanë siguruar ushqime, ndërkohë që tani është drejtuar për në qytetin Prrenjas.

Duhet theksuar se 59 vjeçari ishte zhdukur nga 1 tetori pa asnjë gjurmë.

Së fundi ai kishte të veshur, sipas familjarëve, pantallona dhe xhup të zi. Zeqiri ka flokë të thinjura dhe është i gjatë 1.70cm.