Policia serbe po vazhdon me fushatën e saj të ndalimit të herëpashershëm të shqiptarëve që kalojnë nëpër territorin e Serbisë, edhe pse nuk ka ndonjë arsye për këto ndalime.
Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare në ‘Merdare’.
Indeksonline mëson Policia serb i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ .
Pasi është ndaluar, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.