Fjalë Kyçe

Kosovari Valon Berisha luan si titullar te Lazio

Kosovari Valon Berisha luan si titullar te Lazio

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha pritet të ketë minutazhë edhe në Serie A, pasi do të aktivizohet te Lazio në ndeshjen në shtëpi ndaj Parmas kanë njoftuar mediumet italiane.

Berisha të enjten mbrëma ishte titullar te Lazio ku luajti për 67-të minuta në humbjen 2:1 nga Cluji në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton Koha Ditore.

Për Berishën kjo ishte ndeshja e parë këtë edicion te Lazio me të cilën thuhet se ka mbetur i kënaqur trajneri Simone Inzaghi. Për këtë ai pritet ta aktivizojë të dielën në mbrëmje (20:45) kundër Parmas në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit italian.

“Pas humbjes së papritur nga Cluji duhet të kthehemi fuqishëm në kampionat dhe të fitojmë ndaj Parmës. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet t’i marrim pikët e plota, pasi në xhiron tjetër luajmë në udhëtim me Interin”, ka thënë Berisha.

26-vjeçari, së fundi është kthyer në fushë pasi kaloi lëndimin. Ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023, tek e cila skuadër u transferua vitin e shkuar nga Salzburgu.