Fjalë Kyçe

Kosovë – Bulgari, ky është rezultati final i miqësores

Kosovë – Bulgari, ky është rezultati final i miqësores

Vashat e Kosovës të udhëhequra nga selektorja Afërdita Fazlija kanë triumfuar ndaj Bullgarisë në duelin e parë miqësorë me këtë përfaqësuese.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bullgari, “Dardanet” triumfuan me rezultat minimal 2-1.

Kjo ishte njëherit ndeshja e parë miqësore që Kosova e zhvillon ndaj Bullgarisë, pasi disa ditë më vonë, saktësisht ditën e enjte do të ndeshen sërish.

Këto ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhëses Fazlija para ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020 që pritet të fillojnë së shpejti.