Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka barazuar me Danimarkën me rezultatin 2:2, në miqësoren e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Alo.
Një tjetër sfidë e madhe i pret djelmoshat tanë ditën e hënë.
Kombëtarja e Kosovës do të nis garat kualifikuese për EURO 2020, ndaj Bullgarisë.
Kosovë – Bullgari luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Sipas bastoreve të njohura favorit i kësaj sfide është Bullgaria e cila është koutuar me 2.40, fitorja e Kosovës është koutuar me 3.00, ndërsa barazimi me 3.20. /Gazeta Alo